LajmeMaqedoniTopLajm

Sondazhi: 80,3% e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në BE edhe pa të drejtë vetoje

Një sondazh i realizuar nga agjencia Market Vision për portalin MKD.mk tregon se mbështetja për integrimin evropian mbetet shumë e lartë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas rezultateve, 80,3% e të anketuarve janë deklaruar pro hyrjes së vendit në Bashkimin Evropian me status që nuk përfshin të drejtën e vetos, ndërsa vetëm 8,4% janë shprehur kundër një opsioni të tillë. 11,3% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk kanë një qëndrim ose nuk e dinë.

Rezultati tregon se orientimi proevropian vazhdon të dominojë opinionin publik, pavarësisht ngërçit të gjatë në procesin e integrimit dhe debateve politike për kushtet e anëtarësimit.

Sondazhi u realizua nga 10 deri më 27 qershor 2026 në një mostër prej 1.200 qytetarësh, përfaqësuese sipas gjinisë, moshës, përkatësisë etnike, rajonit dhe llojit të vendbanimit, në përputhje me regjistrimin e popullsisë rezidente të vitit 2021.

Hulumtimi është zhvilluar me metodën CATI (Computer Assisted Telephone Interview), me 95% nivel besueshmërie dhe marzh gabimi ±3%.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close