LajmeMaqedoniTopLajm

Zaevi u takua me Ali Ahmetin, Selën dhe Gashin, negociohet shumica e re larg syve të opinionit publik

Zaev ka zhvilluar takime me liderët e partive, tregojnë burime partiake të LSDM-së. Dje ai është marrë vesh me Menduh Thaçin, lideri i PDSH-së i cili ka pranuar të jetë pjesë e shumicës së re, por larg syve të opinionit publik është takuar edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, ndërsa jozyrtarisht rreth mesditës është takuar edhe me Ziadin Selën nga ASH-ja.

Kryetari i LSDM-së, Zaev ka zhvilluar takim me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin, me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, me liderin e ASH-së, Ziadin Selën dhe me Afrim Gashin, kryetar i Alterantivës. Po zhvillohen edhe konsultime nga formati i ndryshëm, nëse ka ndonjë progres në bisedime, do ta njoftojmë opinionin publik”, thonë nga LSDM.

Përveç me Thaçin, tani për tani nuk ka informacione për rezultat eventual prej këtyre takimeve. E pyetëm Zaevin se për çfarë janë dakorduar liderët, por përveç informacionit se zhvillohen takime ai nuk dha detaje të tjera.

“Kur të kemi ndonjë lëvizje konkrete do të njoftojmë. Tashmë po zhvillohen bisedime në bazë të parimeve, me kryetarët e partive, me grupe pune, anëtarë të kryesive të partive për mandat të ri katërvjeçar të shumicës së qëndrueshme në Kuvend dhe formim të qeverisë së përkushtuar e cila do të lëvizë shpejt”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Related Articles

Back to top button
Close
Close