Kandidati për kryetar komune Vullnet Murseli i Aleancës për Shqiptarët në një postim në profilin e tij në Facebook ka publikuar se sonte do të hapen tre shtabe të reja,transmeton Top24. Shtabi i parë është hapur në ora 19:00 në lagjen Çarshi e Epërme, hapja e shtabit të dytë do të bëhet në ora 19:30 në Reçicë të Madhe dhe i fundit do të hapet në ora 20:30 në lagjen Bregu i Diellit. TOP24




