LajmeMaqedoniTopLajm

ASH: Jovan Gjorgjievski, ish kryetar i Komunës së Sopishtes, i kandiduar nga VMRO-DPMNE, kundër drejtorit Halit Ferati

Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese për media ka reaguar për konferencën e sotme të sindikatës së Sindikatit të pavarur të Inspektoratit Shtetëtor për Arsim duke e cilësuar këtë si një organizim tendencioz nga ana e kryetarit të sindikatës së pavarur të inspektoratit Shtetëtor për Arsim,  Jovan Gjorgjievski, ish kryetar i Komunës së Sopishtes, i kandiduar nga VMRO-DPMNE, parti e cila organizoi protesta kundër arsimit shqip në Çashkë dhe kundër drejtorit Halit Ferati, sot kërkon shkarkimin e tij. Edhe Sindikata është regjistruar në adresën e Komunës së Sopishtes që është një presedan për një organizatë sindikaliste, e cila po ashtu duhet të angazhohet për të drejtat e të punësuarve dhe jo për emërimet e drejtorit dhe çështje politike siç i dëgjuam në konferencë, shkruan Top24

 “Të gjitha këto dëshmojnë se kreut të këtij sindikati dhe bashkëpunëtorëve të tij u pengon fakti se për herë të parë është ringjallur Inspektorati Shtetëror për Arsim, që për vite nuk ishte dëgjuar. Atyre ju pengon zbatimi i gjuhës shqipe, punësimi dhe avancimi i shqiptarëve në inspektorat dhe arsim, hapja e paraleleve shqipe në mbarë vendin e veçanërisht në vendbanimet ku ato nuk kanë funksionuar me vite.
Për të mos mjaftuar të gjitha këto, kujtojmë se Gjorgjievski dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij kanë pasur padi penale për punën e tyre.”
– Aleanca për Shqiptarët –

Related Articles

Back to top button
Close
Close