MaqedoniTopLajm

ASH-ja kërkon dorëheqjen e Nazim Bushit

Aleanca për Shqiptarët kërkon dorëheqjen e zv.ministrit të Punëve të Brendshme Nazim Bushi. Bujare Abazi nga partia e Selës thotë se dorëheqja e tij duhet të ndodhë, siç tha, menjëherë në mënyrë që të mos vazhdojë degadimi i mëtejshëm i votuesit shqiptar, duke iu referuar poshtërimit që Spasovski i bëri një ditë më parë Bushit duke mos e lejuar të flasë.

ASH-Alternativa kërkojnë që BDI-ja dhe LSDM-ja të qartësojnë qëndrimin që do të mbajnë rreth propozim ligjit të opozitës për nënshtetësinë. Ingristët, sipas tyre, duhet të sqarojnë opinionin nëse ministri Spasovski flet edhe në emër të tyre kur thotë se mendimi negativ i ministrisë është mbështetur edhe nga zv.ministri nga radhët ë tyre.

Të sqarojnë opinionin nëse Oliver Soasovski flet edhe në emër të BDI-së, si partner koalicioni, sepse këtë e pamë dje nga mënyra se si u soll me zëvendësin e tij, Nazim Bushi. Vlerësojmë se është absolutisht e panevojshem që të propozohet një ligj tjetër, kur dihet se edhe LSDM edhe BDI, por edhe VMRO, përmes deputetëve mund të propozojnë amendamente dhe të paraqesin ide për propozimin tonë dhe në këtë mënyrë të mos vonojnë zgjidhjen e këtij problem- deklaroi Bujare Abazi- ASH-AAA

Për propozim ligjin e ASH-së dhe Alternativës për shtetësinë, Ministria e Brendshme ka dhënë mendim negativ. Ministri i brendshëm Spasovski duke paralajmëruar ligj të ri, propozimin e opozitës e quajti pamflet politik.

Drafti i opozitës parasheh marrjen e nënshtetësisë me tre dëshmitarë, duke trashëguar shtetësinë e gjeneratës së parë dhe të dytë, shtetësi e trashëguar në bazë të martesës, dhe mundësia për marrjen e statusit të shtetasit me njohjen vetëm të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në vend.

Related Articles

Back to top button
Close
Close