LajmeMaqedoniTopLajm

ASH: Fatalizmi politik i VLEN-it dhe mungesa e veprimit

Përfaqësuesit e VLEN-it tregojnë një sjellje fataliste të politikëbërjes, i lënë gjërat pezull dhe ia hedhin fatit. Ata kanë krijuar një bindje të rrejshme se pa reagime konkrete dhe pa propozime,pa pjesëmarrje aktive në vendimarrje, punët do të kryhen dhe problemet do të zgjidhen vetvetiu një parashikim absurd dhe i papranueshëm.

Marrja pjesë aktive në vendimmarrje për një subjekt politik që është pjesë e qeverisë është domosdoshmëri, megjithatë edhe përkundër kësaj ata kanë zgjedhur të delegojnë shumë nga përgjegjësitë tek partnerët qeveritar maqedonas. Si pasojë, nuk duken aspak si pjesë efektive e qeverisë.

Prej kur ne si Aleancë për Shqiptarët dolëm nga qeveria, ata kanë mbetur si jetimë politik, reagojnë me vonesë dhe vetëm duke përsëritur dhe cituar deklaratat e kryeministrit dhe ministrave maqedonas. Kjo tregon qartazi mungesë të një qëndrimi të pavarur dhe unik. Për shembull, në çështjen e Koridorit 8 ata përsërisin fjalët e një ministri nacionalist nga Ohri, i cili argumenton se për shkak të UNESCO-s rruga nuk duhet të kalojë nga Struga. Por kur vijnë akuza për shkelje urbanistike në Ohër për të cilat ka pasur dhjetëra reagime ata heshtin ose qëndrojnë të pandryshueshëm.

Në vend që të kundërshtojnë këto abuzime, ata ose i riprodhojnë deklaratat e palëve të tjera, ose i mbështesin me heshtje. Ky qëndrim është i papranueshëm. Në vend të rolit pasiv, përfaqësuesit e VLEN-it duhet të ndërtojnë një linjë të qartë politike, të propozojnë zgjidhje konkrete dhe të mbrojnë interesat kombëtare pa u lëshuar pas narrativave të huaja. Heshtja dhe përsëritja deklaratave dhe politikave të të tjerëve nuk janë alternativë janë dështim i drejtimit dhe i përgjegjësisë për të cilën ata janë zgjedhur.

Related Articles

Back to top button
Close
Close