LajmeMaqedoniTopLajm

ASH-AAA thirrje Zaevit: Jo legalizimit të lëndëve narkotike

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkon dorëheqje nga ana e zv. Ministrit të MPB, për arsye morale, por edhe për arsye që i njëjti mund të ndikojë në zbardhjen e rastit gjatë hetimeve dhe gjykimit të të njëjtit për veprën penale.

Kjo u theksua sot nga ky koalicion në një paraqitje të përbashkët.

“Kryeministri Zaev, sot në një konferencë lidhur me Propozim Ligjin për legalizim të lëndëve narkotike, më shumë ishte i interesuar për përfitimet nga legalizimi I kësaj industrie, që do të kishte Qeveria, duke mos llogaritur pasojat dhe problemet që mund të shkaktoj ky ligj te qytetarët e vendit.

Ai si duket përshpejton përpjekjet e tij që ky ligj sa më shpejt të kalojë në kuvend dhe me këtë tenton të fsheh edhe rastet e fundit me kapjen e lëndëve narkotike dhe rasteve tjera kriminale që po ndodhin çdo ditë me shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Prandaj, ne pyesim Kryeministrin Zaev, a është gjithçka te përfitimi material i Qeverisë?”, thekson ASH -AAA.

Koalicioni ASH-AAA po ashtu thekson se nuk mbështet idenë për legalizimin të lëndëve narkotike dhe nuk do të votojmë një ligj të tillë, sepse përveç tjerash dilema jonë është nëse Kryeministri Zaev e ka hallin e ekonomisë familjare apo ekonomisë së shtetit?

“A jemi të përgatitur ne si shoqëri dhe si shtet për të kaluar një ligj të tillë, i cili do të legalizoj përdorimin e lëndëve narkotike nga qytetarët?

Fillimisht, Kryeministri Zaev dhe MPB duhet pastruar rastet kriminale me narkotikët, me çka do të duhej një siguri më e madhe për qytetarët në rast legalizimi të kultivimit dhe përdorimit të mjeteve narkotike në vend. Qytetari në rend të parë!”, thekson ky koalicion opozitar.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close