LajmeMaqedoniTopLajm

ASH-AAA: Çmimi i rrymës të ulet për 20%

Koalicioni ASH-AAA ka reaguar kundër vendimit pë rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ata kërkojnë që çmimi i energjisë elektrike të zvogëlohet për 20% minimum me qëllim që qytetarët të kenë lehtësi deri në tejkalimin e pandemisë, ndërkaq të rishikohet edhe tarifa industriale për bizneset. Nga ASH-AAA thonë se janë të gatshëm që me çdo kusht t’i dalin në krah qytetarëve duke i mbështetur plotësisht në kërkesat e tyre.

“Fatkeqësisht edhe në kohë pandemie qeveria nëpërmjet enteve rregullatore është vendosur në mbrojtje të monopoleve dhe oligopoleve duke e rënduar edhe më tej situatën e qytetarëve. Është më se irritues fakti se shteti ynë këmbë kryq po vazhdon të luajë me fatin e qytetarëve të vet! Rritja e çmimit të energjisë elektrike për 7.4 % është rritje drastike që nuk do të ishte arsyetuar as në kohë normale, e aq më pak mund të arsyetohet në kohë krize kur qytetarët i kanë të ardhurat e zvogëluara” .

Nga koalicioni ASH-AAA shtojnë se në vend se të ndihmohen qytetarët ata po ballafaqohen gjithnjë e më shumë me shpenzime shtesë. Arsyetimi se kjo rritje bëhet për shkak të të ardhurave të zvogëluara në këtë sektor është skandaloz, pasi që qytetarët kanë paguar dhe vazhdojnë të paguajnë faturat e rrymës elektrike edhe në kohë krize pa asnjë dallim.

“Të revoltuar si çdo qytetar i vendit tonë, koalicioni ASh-AAA kërkon tërheqje të menjëhershme të vendimit të Komisionit Rregullator. Shteti ka për obligim t’u del në ndihmë qytetarëve në vend se t’i ngarkojë ata me rritje çmimesh të pa baza. Si shtet që aspiron Bashkimin Evropian kemi obligim të sillemi në frymë evropiane dhe tu përshtatemi praktikave evropiane që qytetarin gjithmonë e kanë në rend të parë” .

Një ditë më parë edhe njëmbëdhjetë sindikata dhe shoqata për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe konsumatorëve ngritën zërin ndaj vendimit të komisionit rregullator për energjetikë, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 7,4% dhe kanë kërkuar që I njejti të tërhiqet pasi që vendimi është marrë brenda natës, pa asnjë konsultim publik. Sipas tyre fitimet e kompanive të mëdha monopole nuk duhet të jenë para interesit publik dhe detyrimit të shtetit për të mbrojtur qytetarët e varfër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close