LajmeMaqedoni

Opozita kritikoi ribalancin e buxhetit, pushteti thotë se rritja ishte reale pavarësisht krizave

Vazhdoi debati për ribalancin e buxhetit. Opozita kritikon se rishikimi i arkës shtetërore është pranim se Qeveria ka dështuar në planifikim dhe se kjo do të nënkuptojë rritje shtesë të borxhit publik dhe të deficitit. Me këtë asgjë thelbësore dhe konkrete nuk do të bëhet me qëllim përmirësimin e standardit të qytetarëve, thonë opozitarët.

“Për vitin 2026 planifikohet huamarrje e re prej mbi 120 miliardë denarë, duke përfshirë emetimin e një euroobligacioni të ri dhe huamarrje në tregun vendas. Kjo do të thotë rritje e vazhdueshme e huamarrjes dhe shpenzime në rritje për kamata. Me këtë ritëm huamarrjeje, tashmë në vitin 2027 pritet që shpenzimet për kamata të jenë rreth 500 milionë euro në nivel vjetor. Pra, 500 milionë euro vetëm për kamata. Qeveria projekton deficit buxhetor prej 3,5% të BPV-së, gjë që është në kundërshtim me Ligjin për Buxhete. Deficiti nuk guxon të kalojë 3% të prodhimit të brendshëm bruto”, u shpreh Mitko Trajçullevski, LSDM.

Ribalanci bazohet në rritje reale e jo fiktive, tha Lupço Prençov nga VMRO-DPMNE. Ai theksoi se, pavarësisht krizës ushtarake në Lindjen e Mesme dhe rritjes së çmimeve të karburanteve, rritja është pozitive.

“Në tremujorin e parë të këtij viti kemi rritje prej 3.1%. Dhe kjo është shumë tregues. Në tremujorin e parë të këtij viti kishim luftë. Në tremujorin e parë të këtij viti kishim çmim të karburanteve enorm. Në tremujorin e parë kishim çmime për transport, për ngrohje, gjithçka që nënkupton energji, të rritura me 100%. Dhe merrni me mend çfarë. Jo vetëm që nuk jemi në rritje negative, por jemi me rritje prej 3.1%”, tha Lupço Prenxhov VMRO-DPMNE .

Komisioni për Financim dhe Buxhet nesër duhet ta përfundojë punën e përgjithshme dhe pritet që ribalancimi të arrijë në votim deri në fund të këtij muaji. Për të janë dorëzuar gjithsej 224 amendamente, nga të cilat 90 janë të BDI-së, LSDM ka 78, Levica 51, kurse VLEN ka dorëzuar 5 amendamente.

Related Articles

Back to top button
Close
Close