MaqedoniTopLajm

Arsovska: Shërbime më të shpejta administrative, aplikacion të veçantë për Qytetin e Shkupit

Shkupi – qyteti i mundësive digjitale, sistemi me një pikë të shërbimit administrativ, aplikacioni i Qytetit të Shkupit, janë pjesë e premtimeve të dhëna sot në kuadër të fushatës zgjedhore nga kandidatja e pavarur për kryetare të Shkupit, DanelaArsovska, e mbështetur nga VMRO-DPMNE, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa si dhe shoqëria civile dhe shoqëria e biznesit.

Ajo thotë se qytetarët do të mund të kontrollojnë në çdo kohë se çfarë po ndodh me kërkesat e tyre dhe do të marrin përgjigje brenda 24 deri në 72 orëve, ndërsa shërbimet administrative do të jenë në dispozicion elektronik me procedura të thjeshta pa detyrimin për të shkuar në komunë.

“Pritja në radhë dhe vrapimi nga sporteli në sportel do të jetë një gjë e së shkuarës falë dixhitalizimit dhe shërbimit të ri me një pikë të shërbimit administrativ”. Në të njëjtën kohë, për qytetarët që nuk përdorin zgjidhje dixhitale, një zyrë do të jetë në dispozicion 24 orë në ditë në shërbim të qytetarëve. “Ndërsa aplikacioni do të ofrojë mundësi për raportimin e defekteve në infrastrukturën publike, raportimin e deponive të paligjshme ose thirrjen e shërbimeve komunale dhe do të lidhet me një sistem dixhital të monitorimit të trafikut që lejon zbulimin e shpejtë të hapësirave të disponueshme të parkimit.”thotë Arsovska.

Në konferencën e sotme për media para bibliotekës së qytetit “VllezëritMiladinovci”, ajo premtoi se biblioteka do të rinovohet dhe modernizohet, do të ketë qasje të përmirësuar në internet dhe një bazë të dhënash më të madhe të librave dhe revistave profesionale. Arsovska gjithashtu premtoi një bibliotekë të re në Aerodrom dhe salla të reja moderne leximi në disa komuna të Shkupit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close