LajmeMaqedoniTopLajm

Arsovska: Inspektorati komunal ka kapur një kompani që po hapte deponi ilegale në Gazi Babë

Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska përmes një video postimi ka paraqitur se sot inspektorati komunal ka kapur një kompani në komunën e Gazi Babës duke hapur një deponi ilegale për mbetje inerte dhe mbetje të rezikshme sidhe duke shfrytëzuar tokën në mënyrë të paligjshme, pa licenca, elaboratë, leje apo miratime, gjë që përbën rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve dhe për mjedisin, shkruan Top24

🚨Në Komunën e Gazi Babës, një kompani është kapur nga inspektorati i Qytetit të Shkupit duke kryer aktivitete të paligjshme – duke krijuar një deponi të madhe ilegale me mbeturina ndërtimi dhe mbetje të rrezikshme, si dhe duke shfrytëzuar tokën në mënyrë të paligjshme, pa licenca, elaboratë, leje apo miratime, gjë që përbën rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve dhe për mjedisin.

⛔️Apelojmë tek Ministria e Punëve të Brendshme që të ndërhyjë, sepse mosndëshkimi dhe mosveprimi i autoriteteve i bën kryerësit e veprave të tilla të mendojnë se janë të paprekshëm përpara ligjit.

🔋Kompania që po krijon deponinë ilegale dhe ku po kryhet shfrytëzimi ka dëmtuar rrënjësisht linjën 110kV të transmetimit të energjisë elektrike – kabllore dhe ajrore – që furnizon me energji elektrike qytetin e Shkupit. Në këtë tokë në pronësi të Republikës së Maqedonisë po shkaktohet dëm serioz në linjën kryesore të transmetimit. Të gjitha institucionet kompetente janë njoftuar dhe presim që ato të mos fshihen por të veprojnë menjëherë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close