“Nëntë nga vendet bërthamore të botës, vazhdojnë të modernizojnë dhe zgjerojnë arsenalet e tyre bërthamore me shpejtësi çka ka të ngjarë të rritet edhe në dekadën e ardhshme”, tha Instituti SIPRI, në një ogur mjaft të zi që shtohet për racën ‘e pandërgjegjshme’ njerëzore.
Që nga Lufta e Ftohtë, arsenali bërthamor pritet të rritet në mbarë botën, theksoi Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes (SIPRI), shkruan Anadolu Agency.
Sipas institutit SIPRI, Rusia dhe SHBA së bashku zotërojnë më shumë se 90 për qind të të gjitha armëve bërthamore, ndërsa shtatë vendet e tjera ose janë duke zhvilluar ose duke krijuar sisteme të reja armësh.
Kina, në veçanti, është në një fazë të zgjerimit të konsiderueshëm të arsenalit të saj bërthamor, pasi imazhet satelitore tregojnë ndërtimin e më shumë se 300 leshueseve të reja raketore, theksoi SIPRI.