LajmeSport

Arne Slot: “E vetmja gjë për të bërë është të jesh mirënjohës ndaj Jurgen Klopp”…

Festa po vazhdon prej disa orësh: Liverpooli është kampion i Anglisë për të njëzetën herë në historinë e tij. Fitorja 5-1 ndaj Tottenhamit vulosi triumfin e Reds, të cilët kanë dominuar në Premier League 2024/25 që në ndeshjen e parë, duke lënë vetëm thërrime për kundërshtarët e tyre.

Një sukses që është rezultat i punës së madhe të kryer gjatë gjithë sezonit, me një gjurmë të fortë, atë të Arne Slot.

Zëvendësimi i Jürgen Klopp në zemrat e tifozëve të Liverpool dukej si një detyrë e pamundur, por turma e Anfield gjeti shpejt një idhull të ri. I lavdëruar në ditën e lamtumirës së trajnerit gjerman një vit më parë: ishte Klopp ai që filloi këngën në notat e “Live Is Life” nga Opus.

Dhe sot holandezi ia ktheu, teksa shprehet: “Nuk mendoj se mund të them shumë, e vetmja gjë që mund të bëj tani është të shpreh mirënjohjen time për Jürgen Klopp”.

46-vjeçari vazhdoi: “Puna e bërë nga Jurgen dhe Pep Lijnders, kultura, shkalla e punës, cilësia, ka qenë e jashtëzakonshme. E nisëm shumë mirë sezonin dhe ndoshta ka ndihmuar që Manchester City ka kaluar një periudhë të vështirë. Nuk u ka ndodhur për pesë vjet.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close