LajmeMaqedoniTopLajm

Arifi: Ne thirremi në punën tonë paraprakisht

Kandidatija e BDI-së, për edhe një mandat në krye të Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në emisionin “Programi 200”, ka folur në lidhje me ato që ua kanë ofruar qytetarëve mandatin që tashmë po e përfundon dhe programin që ka për katër vite të tjera.

Arifi, tha se ajo dhe partia e saj të gjitha premtimet i kanë bërë në kuadër të punëve që kanë kryer paraprakisht, derisa theksoi se kanë treguar kujdes ndaj qytetarëve, shkruan Alsat.

“Qytetarët kanë bërë shumë projekte të rëndësishme sa i përket Tetovës. Ajo që është e rëndësishmë është se ne thirremi në punën tonë paraprakisht. Kemi premtuar një bulevrad, por kemi përfunduar një tjetër, flasim për një cerdhe të re për fëmijë derisa kemi përfunduar një shkollë, flasim për kontenjerë gjysëm nëntokësorë por paraprakisht kemi arritur të sigurojmë kamionë dhe makineri të re për mbajtjen e mbeturinave. Ajo që dua t’u them qytetarëve të mijë është kujdesi që kemi treguar duke hapur qendrat për vaksinim dhe duke qenë në krizë kemi dalë me këto projekte që flasin për agjendën katërvjecare që vjen”, u shpreh Arifi./ Alsat.mk

Related Articles

Back to top button
Close
Close