MaqedoniOpinionTopLajm

Argjir Beqiri : “Mjaft më”

Edhe përkundër faktit se zgjedhjet lokale nuk determinojne orientimin strategjik të vendit, por, simbas stadardeve aktuale politike në rend global, ata janë një tregues i mirë i gjendjes në vend, apo për atë se çfar politikash ndëshkon apo mvesh me mandat elektorati gjegjës! Këta zgjedhje lokale janë zgjedhje në të cilat vendoset se si do e shohim vendim ku jetojmë në epokën e ardhshme, zgjedhje ku, krahas ujit të pijshëm, arsimit cilësor, rrjetit të kanalizimit, kujdesit ndaj mbeturinave dhe një sër çështjesh të cilat i menaxhon pushteti lokal, do të zgjedhim edhe njerëzit të cilët do të na përfaqësojnë neve, pergjigja ndaj ofertes elektorale më së miri pasqyron atë se çka në realitet jemi ne, dhe se kë do të delegojmë të na përfaqësoj.

Hapsira ynë politike dekadave të fundit lëngon për një përfaqësim dinjitoz, tregues më i mirë i kësaj është boshatisja e vendbanimeve, korrupsioni me përmasa të mëdha, nepotizmi i skajshem, gjyqsor tërësisht i politizuar dhe një sistem arsimor totalisht i devastuar!

Nëse ky fenomen do të ishte interpretuar nga perspektiva e ndonjë luajali të sistemit, fajtori për gjendjen reale nuk do të ekzistonte, ngase luajalet e sistemit janë inekzistent në kuptimin filozofik, ata ekzistojnë në menyrë partiako-institucionale, për ta folen partia, ata janë të zhveshur nga empatia, “me të drejtë” ngase partia ua ka gllabëruar qenien, bile ua ka zhbere edhe ndjenjën e revoltës!

Marrur parasysh faktin se realiteti ynë politiko-social është i ushqyer me tezën “shpëto veten” çdo përkjekje për të kundërtën tingellon blasfemike, madje edhe paragjykuese nga masa!

Shumat e majme të parave të harxhuara për fushatat elektorale, tregon qartë se elektorati nuk ua var fare, andaj e përdorin këtë brutalitet për të qëndruar në mendjen e votuesit dhe për të ruajtur pushtetin, imagjinoni me paratë e po atyre të cilët i malltretojnë psikologjikisht (taksapaguesve), por edhe duke ofruar të njejtat figura të konsumuara politikisht për disa dekada!

Ofertat e njejta me karrakter lokal janë të vjetra sa edhe vet shteti, me rëndësi është të ceket se këta janë zgjedhjet e shtata me rradhë, ndërsa temë me theks të veçantë akoma është çështja e ujit të pijshëm… Eeej ujit të pijshëm, do kishte qenë më mirë të marrin milionat e ndara për PR agjensionet dhe të lëshohen në terren dhe të ndërtojnë sistem për ujë të pijshëm, si donacion pa pasur nevojë të organizohen zgjedhje, të paktën do rehatonin popullin dhe veten nga shurdhimi paraelektoral!

Është e nevojshme që perfundimisht të reflektojmë, të folim në mënyrën tonë, në atë mënyrë siç kemi zgjedhur ne vet, nëpërmjet standardeve demokratike, të cilat na i siguron rendi juridik i shtetit, nëpërmjet votës, të dënojmë ditën e zgjedhjeve, të ndëshkojmë ata të cilët na e nëpërkëmbën dinjitetin dhe na e rrëzuan për toke krenarinë për dekada, të heqim nga pushteti ata të cilët u pasuruan në kurrizin tonë pa punuar asnjë ditë, është koha për t’u thënë mjaft kleptonamëve te paskrrupullt është koha që përfundimisht të themi MJAFT ME, ne dijmë t’i dalim zot vetes tonë! /TetovaExpres

Opinion nga: Argjir Beqiri

Related Articles

Back to top button
Close
Close