
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar për takimin e realizuar sot në komunën e Gostivarit me konzullin ekonomik të Republikës Çeke, z. David Černohorskÿ përcjellë TOP24.
“Qëllimi i takimit, ishte tërheqja e investitorëve çek në RMV, posaçësisht në rajonin e Gostivarit. I premtova z. Černohorskÿ se si pushtet lokal mund të ofrojmë logjistikë infrastrukturore dhe lehtësime administrative për çdo investitor të mundshëm.” tha Arben Taravari përcjellë TOP24.



