LajmeMaqedoniTopLajm

Elmedina Abdullai: Kasami të qartësojë për çfarë negociata bëhet fjalë dhe cilët janë këshilltarë të shumicës që e kundërshtuan

Edhe pse Komuna e Tetovës dorëzoi te Ministria e Vetëqeverisjes Lokale (MVL) me 28 prill njoftimin për plotësimin e kushtit për shpërbërjen e Këshillit, MVL vetëm sot e pranoi shkresën, kjo erdhi pas pyetjeve të vazhdueshme të Portalb.mk se a e kanë pranuar të njëjtën dhe përgjigjeve të vazhdueshme se jo. Nga ministria njoftuan se arkivi në vend se ta përcjell shkresën te ato, të njëjtën e kishin dërguar te Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale. Ministria ka afat shtatë ditë nga sot që t’i propozojë Qeverisë për shpërbërje të këtij këshilli. Më pas Qeveria vendos për fatin e këtij këshilli sipas fuqisë ligjore. “Kryetari Bilall Kasami do të duhet të qartësoj për çfarë negociata bëhet fjalë dhe cilët janë ata këshilltarë të shumicës që kanë kundërshtuar. Informata e fundit që kemi në këtë drejtim, dhe që mund të verifikohet publikisht nga evidenca arkivore dhe inçizimet e mbledhjeve të këshillit, është se arsyeja për shpërbërjen e këshillit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja është mosrespektimi dhe shkelja e afateve ligjore nga udhëheqësia komunale. Tani, si rezultat i papërgjegjsisë të udhëheqësisë Komunale, Këshilli i Komunës detyrohet të shkojë në zgjedhje”, tha Abdullai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close