LajmeMaqedoniTopLajm

Arbër Ademi reagon Adnan Azizit: NO COMMENT – Zot fali se nuk dijnë

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi njëherit deputet i kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka reaguar ndaj postimit të deputetit të VLEN-it, Adnan Azizi i cili gjatë ditës postoi një dokument duke pretenduar ae gjuha shqipe nuk preket. Ademi në reagimin e tij ka shkruar se Sa bukur i paskan nënvizuar me “0 publikime” Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryetarin Republikës së Maqedonisë së Veriut. Që të dy këta organe janë organe përbërëse të pushtetit shtetëror sipas Kushtetutës, shkruan Top24

Ademi më tej shton se “Neni 17 nga ky ligj parasheh se që të gjitha ligjet, aktet nënligjore, vendimet dhe shpalljet e institucioneve që përbëjnë pushtetin shtetëror, që botohen në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë, botohen në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe. Ose nuk i kuptoni të drejtat që janë fituar me Marrëveshjen e Ohrit të përkthyera në Kushtetutë dhe Ligjin për përdorim të gjuhëve – ose nuk i doni të njejtat, dhe rrjedhimisht bëni interpretime të paprecedenta të Kushtetutës dhe ligjeve” 

Postimi i plotë i deputetit Arbër Ademi

NO COMMENT – Zot fali se nuk dijnë

Sa bukur i paskan nënvizuar me “0 publikime” Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kryetarin Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Që të dy këta organe janë organe përbërëse të pushtetit shtetëror sipas Kushtetutës.

Në të dy këta organe sipas nenit 1 paragrafi (2) dhe (3) të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, gjuhë zyrtare është edhe gjuha shqipe.

Neni 5 paragrafi (7) nga ky ligj parasheh se të gjitha aktet e miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë lëshohen dhe publikohen në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.

Neni 17 nga ky ligj parasheh se që të gjitha ligjet, aktet nënligjore, vendimet dhe shpalljet e institucioneve që përbëjnë pushtetin shtetëror, që botohen në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë, botohen në gjuhën maqedonase dhe në gjuhën shqipe.

Ose nuk i kuptoni të drejtat që janë fituar me Marrëveshjen e Ohrit të përkthyera në Kushtetutë dhe Ligjin për përdorim të gjuhëve – ose nuk i doni të njejtat, dhe rrjedhimisht bëni interpretime të paprecedenta të Kushtetutës dhe ligjeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close