LajmeSport

Apeli hedh poshtë ankimimin e Barçës, Messi mungon edhe ndaj Elches

Komisioni i Apelit në Federatën Spanjolle të Futbollit, ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Barcelona, ku kërkohej uljen e dënimit të Lionel Messit, i cili u pezullua 2 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës për agresion ndaj lojtarit të Atheltic Bilbaos, Villalibre.

Klubi “azulgrana” dëshironte që nga dy ndeshje pezullim dënimi të ulej në një, me shpresën që 33-vjeçari të jepte kontribut ndaj Elches të dielën, po tashmë kjo është e pamundur.

Kujtojmë që gjyqtari Gil Manzano shkroi për rastin e Messit se: “Goditi kundërshtarin me krah, duke përdorur forcë të tepruar…”.

Barcelona dështoi ta fitonte Kupën e Mbretit ndaj Bilbaos, edhe pse një minutë para fundit të kohës së rregullt kryesonte 2-1. Baskët barazuan pikërisht me Villalibren dhe realizuan një tjetër gol në shtesë me Inaki Williams, duke ngritur lart Superkupën e Spanjës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close