LajmeMaqedoniTopLajm

Antonio Milloshoski do të gjykohet për rastin “I pushtetshmi”

Në Gjykatën Penale në Shkup është miratuar akuza për rastin “I pushtetshmi”, ku është i akuzuar Antonio Milloshoski. Kjo nënkupton se deputeti i VMRO-DPMNE-së do të gjykohet bashkë me 12 persona të tjerë, mes të cilëve edhe babai i tij si dhe ish kryetari i Komisionit për Lustrim, Tome Axhiev.
– Advertisment

Hetimin ndaj Milloshoskit e hapi ish Prokuroria Speciale, por me shuarjen e kësaj prokurorie rasti kaloi në prokurorinë e rregullt. Dyshimet janë se në vitin 2011 të akuzuarit në fjalë kanë mashtruar Këshillin e Komunës, Makedonski Brod.

Ata kanë bindur këshilltarët që të votojnë për një pronë të patundshme për të cilën këshilltarët kanë menduar se bëhet fjalë për Kooperativë, por në fakt është bërë fjalë për një objekt të cilin e ka shfrytëzuar Komuna e Pllasnicës, dhe me këtë është shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit për rreth 50 mijë euro.

Related Articles

Back to top button
Close
Close