
Ndërkombëtarët kritikojnë institucionet për luftën e dobët kundër korrupsionit në vend. Ambasadorja gjermane në Shkup, Anke Holstein tha se arsyeja pse disa vende kandidate për në BE negociojnë ndër vite është pikërisht lufta jo efikase kundër korrupsionit.
“E dini se në procesin integrues për në BE, kapitulli i sundimit të ligjit është kornizë e madhe e cila hapet e para dhe mbyllet e fundit. Arsye për këtë është se shumë vende të cilat janë kandidatë kanë shumë punë për të bërë në këtë kapitull dhe një shembull i tillë është edhe vendi juaj. Këtu bën pjesë gjëja më kryesore dhe ajo është shkatërrimi i korrupsionit. Neve mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut në shkatërrimin e korrupsionit. Të gjithë e dimë se bëhet fjalë për një detyrë të vështirë e cila qëndron para jush. Kjo nuk i referohet vetëm politikanëve, por të gjithë qytetarëve të cilët duhet të dinë se kur shkojnë në mjek nuk guxojnë të lënë ndonjë bankënotë në mantelin e mjekut”. – tha Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Anke Holstein.



