
Kombëtares Shqiptare të Futbollit nuk i mjaftuan 45 minutat e pjesës së dytë të fitojë ndonjë pikë nga ndeshja e parë kualifikuese për Kupën e Botës, të cilën e luajti kundër Anglisë.
Shqipëria e humbi këtë ndeshje me rezultat 2 – 0 në stadiumin “Wembley” të Londrës.
Në minutën e 82-të Shqipëria u detyrua ta zëvendësojë portierin e saj, Thomas Strakosha, për shkak se u lëndua. Në vend të tij, u inkuadrua portieri Elhan Kastrati.
21:55 – Përfundon pjesa e parë, Anglia në epërsi ndaj Shqipërisë për kualifikueset për Kupën e Botës
Me rezultat 1-0 ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Anglisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet për Kupën e Botës.
Ndeshja mes dy kombëtareve po luhet në stadiumin “Wembley” të Londrës. Ndërsa, Anglia e realizoi golin në minutën e 20’të të ndeshjes, përmes lojtarit Myles Lewis-Skelly.
Ndeshjen e dytë kualifikuese për Kupë të Botës, Shqipëria e luan në shtëpi ndaj Andorës, më 24.03.2025, në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Përveç Anglisë e Andorës, Shqipëria në grupin K për kualifikim në Kupën e Botës 2026 do të ndeshet edhe me Letoninë dhe Serbinë.



