LajmeSport

Ancelotti merr lajmin e mirë nga infermieria, mbrojtësi rikuperon për ndeshjen e dytë ndaj City

Atmosfera te Real Madrid është e mirë pas fitores 3-2 ndaj Manchester City në Champions League, çka është vënë re këto ditë në qendrën stërvitore të Valdebebas. Fitorja në “Etihad” theu një tabu, duke i dhënë “los blancos” një fitore historike në shtëpinë e “citizens”.

Përveç rezultatit, mënyra se si skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti menaxhoi ndeshjen ishte mbresëlënëse, me presion të lartë, qëndrueshmëri në mbrojtje (vetëm pesë goditje në portë të pranuara) dhe ashpërsi më të madhe sulmuese se sa lojtarët e trajnerit Guardiola.

Sfida e radhës është ditën e shtunë kundër Osasuna, ku objektivi janë tri pikët për të ruajtur epërsinë në La Liga. Lajmi i mirë vjen nga infermieria, ku Rüdiger është afër rikthimit. Mbrojtësi gjerman e ka kaluar problemin në kofshë dhe mund të rikthehet të mërkurën kundër City.

Alaba, nga ana tjetër, pas më shumë se një viti jashtë, ka pësuar një dëmtim në aduktorin e këmbës së majtë dhe do të duhet të qëndrojë jashtë edhe dy ose tre javë. I njëjti fat për Lucas Vázquez, duke luftuar me një dëmtim muskulor në gjurin e majtë pas derbit kundër Atlético.

Related Articles

Back to top button
Close
Close