Sport

Ancelotti i bindur: Premier League kampionati më i fortë në botë

Trajneri i Everton, Carlo Ancelotti, mendon se kampionati i Premier League është më i forti në botë. Kujtojmë që kjo është hera e dytë për teknikun italian që rikthehet në ishullin britanik pas aventurës që pati tek Chelsea.

61-vjeçari ka drejtuar ekipe në pesë kampionatet më të forta në Europë, konkretisht Parmën, Milanin, Napolin dhe Juventusin në Itali, Real Madridin në
Spanjë, Bayern Munchen në Gjermani, PSG-në në Francë dhe Chelsean e Evertonin tashmë në Angli.

Në prag të derbit me Liverpool, Ancelotti, në konferencën e zakonshme për shtypin, e konfirmon këtë fakt para gazetarëve. “Unë kam drejtuar në shumë vende të ndryshme, por Premier League për mua është kampionati më i fortë në botë”, deklaron ai. Kujtojmë që Everton mban vendin e parë të renditjes dhe kërkon fitoren kundër “The Reds” për të vazhduar formën e mirë të fillim sezonit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close