LajmeMaqedoniTopLajm

Ambasada e Izraelit ka dhuruar aparate për të porsalindurit kritikë në Klinikën e fëmijëve

Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ishte dorëzuar donacioni nga Ambasada e Izraelit në nismë të ambasadorit Dan Orijan, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Donacioni përbëhet nga perfusuesit (pompa të infuzionit) për dozim të duhur të terapisë dhe ventilues për skenim të venave te  të porsalindurit kritikë. Me pajisjet e ventilimit për herë të parë do të bëhet përcaktimi i pneumotoraksit, gjegjësisht  presion i rritur i ajrit te mushkëritë e bardha  te foshnjet. Këto pajisje do të montohet  në automjetet ambulatore për transport  të fëmijëve të sëmurë kritik, të cilat në shtet duhet të arrijnë deri në fund të vitit.

Donacioni i sotëm është pjesë e programit Perimak të projektit Houp në shtet, i cili ka për qëllim ta organizojë  transportin  neonatal në shtet dhe ta zvogëlojë vdekshmërinë perinatale.

Ky projekt është implementuar me mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe filloi në vitin 2017.

Në dorëzimin e donacionit morën pjesë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, drejtoresha e Klinikës, Aspazija Sofijanova, drejtori rajonal i HOUP, Vllatko Uzhevski dhe menaxherja e projektit Emilija Dukovska. Projekti Perimak duhet të përfundojë në dhjetor të vitit 2022, citohet në kumtesë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close