LajmeMaqedoniTopLajm

Alternativa kërkon dorëzimin e Izetit – ose Saraji, ose Çairi, ose shpërbërje totale e VLEN-it!

Kriza brenda VLEN po hyn në fazën më të rrezikshme. Alternativa ka vendosur vijën e kuqe përfundimtare: pa Sarajin ose Çairin, nuk ka më koalicion. Por kjo nuk është thjesht një kërkesë për pozita – është një ultimatum për dorëzim politik nga ana e Izet Mexhitit.

Nëse Izet Mexhiti pranon t’i japë njërën nga këto komuna Alternativës, atëherë praktikisht po pranon të dorëzojë kontrollin dhe dominimin që e ka mbajtur brenda VLEN-it që nga fillimi. Do të ishte një humbje simbolike dhe politike për të, një konfirmim publik se nuk e ka më fjalën e fundit në këtë koalicion.

Nga ana tjetër, nëse ai nuk pranon – VLEN shkon drejt shpërbërjes së pakthyeshme, sepse Alternativa tashmë e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë rol dytësor dhe nuk do të qëndrojë në koalicion vetëm për foto.

Related Articles

Back to top button
Close
Close