
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar KF “SHKËNDINË” e Haraqinës për kualifikimin e saj në ligën e dytë të Maqedonisë së Veriut, shkruan Top24
Urime Shkëndisë së Haraçinës për kualifikimin në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut!
Ky sukses është rezultat i punës së palodhshme të stafit organizativ, përkushtimit të gjeneratave të shumta dhe kontributit të çmuar të të gjithë atyre që e mbështetën klubin ndër vite.
Shkëndija e Haraçinës meriton edhe më shumë, dhe jam i bindur se ky nuk është fundi, por një fillim i ri drejt sukseseve edhe më të mëdha.
Urime dhe shumë suksese në rrugëtimin e ardhshëm!




