
Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti i shoqëruar nga ish ushtari i UÇK-së, Rafiz Haliti dhe kryetari i komunës së Sarajit sot kanë shpalosur bustin e dëshmorit të UÇK-së, Gani Alili, shkruan Top24
Sot patëm nderin të jemi prezent në ceremoninë e shpalljes së shtatores së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Gani Alilit.
Një moment i veçantë për të nderuar sakrificën, guximin dhe përkushtimin e tij për lirinë e atdheut.
Lavdi jetës dhe veprës së Gani Alilit!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!



