LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti reagon për zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka komentuar zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës.

“Situata në veri dhe sulmet mbi forcat e Eulex dhe të policisë së Kosovës nga grupe kriminele të mbështetura politikisht janë të papranueshme.

Gjendja në veri të Kosovës bie ndesh me çdo ligj e çdo frymë dialogu, sepse rajonit nuk i duhen konflikte në kulmin e krizës në të cilën gjendet kontinenti europian.

Vini fund këtyre akteve të inskenuara për të nxitur dhunë dhe konflikt dhe përfundoni dialogun menjëherë me finalizimin e marrëveshjes që do të sjellë njohje të ndërsjellë mes dy vendeve, hap ky që do të sillte paqe dhe prosperitet në mbarë rajonin”, është shprehur Ahmeti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close