LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti me apel emocional: Bashkim i mërgatës dhe vendorëve për Kërçovën tonë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim përmes një postimi ka bërë Apel deri tek të gjithë kërçovarët që të bashkohen më 31 tetor dhe të votojnë BDI e Fatmir Deharin që Kërçova të vazhdojë zhvillimin e saj.

Postimi i Ahmetit në facebook:

Të nderuar bashkëqytetar të Kërçovës sonë,

Bashkë jemi sfiduar në shumë raste dhe nuk jemi dorëzuar kurrë.

Kemi qëndruar të fortë sepse kemi qenë bashkë, si një popull i tërë i përkushtuar për vendlindjen tonë.

Një nga sfidat më të mëdha që kemi patur gjatë këtyre viteve është kthimi i Kërçovës në duart tona dhe sot nuk duhet të lejojmë që të na kthehet historia prapa.

Të dashur qytetarë të Kërçovës, shumë e dashura mërgatë e jona në diasporë, unë po ju thras, si biri juaj, si vëlla i juaji, si një prej jush, i shqetësuar për fatin e vendlindjes sonë po bëj apel
që të tregojmë dhe demonstrojmë që jemi të bashkuar më 31 Tetor për vendin tonë, për tokën tonë, për amanetin e të parëve tanë.

Shokë të dashur qytetarë që jetoni në mërgim, ju shumë të respektuar motra e vëllezër,

Përmes këtyre rreshtave ju bëj thirrje që të bëhemi bashkë edhe një herë për Kërçovën tonë.

Kërçovën tonë nuk duhet të lejojmë që të cënojë askush.

Andaj, të lëmë anësh të gjitha ndasitë dhe të përqëndrohemi tek ajo që na bashkon, tek Kërçova jonë dhe më 31 Tetor të gjithë rrugët të na sjellin në vendlindje.

Bashkë e filluam këtë rrugëtim dhe bashkë duhet ta vazhdojmë, ju mirëpres që ta ribëjmë historinë më 31 Tetor duke rrethuar numrin 3.

Bashkë vazhdojmë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close