LajmeMaqedoniTopLajm

Zaev për 23 Tetorin: Me krenari kujtojmë revolucionarët tanë

Kryeministri Zoran Zaev dërgoi urim me rastin e 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare të Maqedonisë, siç shkroi në faqen e tij në Fejsbuk, ditën kur në vitin 1893 ishte themeluar Organizata revolucionare e Maqedonisë.

“Si pjesëtarë të gjeneratave të sotme, me krenari i kujtojmë revolucionarët tanë dhe të inteligjencës progresive, të tubuar rreth organizatës revolucionare maqedonase, e cila e bëri luftën për idealin shekullor të popullit, për krijimin e shtetit tonë – shtetin e lirisë, drejtësisë, barazisë, pavarësisë”, publikoi Zaev.

Lufta jonë, shton kryeministri, ka qenë gjithmonë vetëm për të qenë në vete – përpjekja për shtetin e të gjithëve dhe për të gjithë. Guximi dhe vendosmëria e të gjithë atyre që sot nderojmë që me kulminacionin e parë e pati me kryengritjen e Ilindenit, e cila i hodhi themelet më të forta në themelet e shtetësisë maqedonase dhe vetëflijimi i tyre pati jehonë të gjerë në mesin e popujve liridashës në botë.

Duke qenë se lufta e revolucionarëve maqedonas ishte gjithmonë e kthyer nga e ardhmja, shtoi ai në publikimin e tij, kështu edhe sot ne e udhëheqim shtetin tonë sovran në të tashmen dhe të ardhmen në një aleancë të fortë me botën demokratike dhe progresive të konfirmuar nga anëtarësimi në NATO dhe hapat vendimtarë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Gëzuar Dita e Luftës Revolucionare të Maqedonisë!”, theksoi Zaev.

Related Articles

Back to top button
Close
Close