LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti ia kthen përgjigjen mikut nga Brukseli: Maqedonia e Veriut në Europë vetëm përmes Marrëveshjes së Ohrit, rrugë tjetër s’ka

Në një fjalim të fuqishëm dhe plot emocione, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka dërguar një mesazh të qartë për të ardhmen e vendit: rruga drejt Bashkimit Europian kalon vetëm përmes zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

“Ashtu siç nuk i kemi zhgënjyer qytetarët deri më tani, ata që na kanë besuar, me të drejtë na kanë besuar. Ne e anëtarësuam vendin në NATO, dhe tani duhet ta çojmë drejt Bashkimit Europian,” tha Ahmeti, duke theksuar se ky është një proces që kërkon unitet dhe vizion.

Ahmeti u ndal edhe te roli i shqiptarëve në shtet, duke theksuar se “këtu janë njerëzit e dijes, të Europës, të kulturës dhe të fushave më të ndryshme”. Sipas tij, Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç respektimit të Marrëveshjes së Ohrit: “Maqedonia e Veriut në Europë shkon vetëm përmes Marrëveshjes së Ohrit – rrugë tjetër nuk ka,” deklaroi Ali Ahmeti. Shkruan Top24

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close