LajmeMaqedoniTopLajm

Ali Ahmeti e quajti parti pro ruse, BDI bën koalicion me Levicën në Shutkë!

Skandaloze: BDI e Ahmetit arrin koalicion me Levicën PRO-RUSE të Pasievit në Shuto Orizarë!!!

Në Komunën e Shuto Orizarës duket se janë komplikuar punët rreth krijimit të shumicës së këshillit Komunal.
Sipas informacioneve jo zyrtare,tani më në Komunën e Shutkës puna e shumicës duket punë e kryer, sipas një postimi në rrjetet sociale nga Kryetari I Degës së BDI-së Iljaz Leskovica bëhet fjalë për koaoicion mes BDI,LEVICËS,LSDM dhe Elvis Bajram.


Aktualisht Kryetari I Komunës nga radhët e PLD-DOM prej zgjedhjeve të fundit ka një marrveshje për bashkpunim me Aleancën për Shqiptarët,por kjo shumicë mes LSDM-BDI dhe Levicës sipas informacioneve nga Komuna e Shutkës momentalisht e ka bllokuar sjelljen e buxhetit për vitin 2022 dhe kjo paraqet një problem shumë serioz për funksionimin e kësaj Komune në vitin 2022 sepse që në janar nuk do të ket paga për punonjësit dhe për pasojë do të bllokohen edhe të gjitha e projektet e parapara në buxhetit Komunal për vitin 2022.
Sipas këshilltarëve Komunal,kjo bllokadë e buxhetit nga ana e KoalicionitLSDM- BDI-LEVICA është në dëm të qytetarëve sepse do të vonojë zgjidhjen e shumë e probleme aktuale.
Ndryshe dit më parë Ahmeti e ka cilësuar si parti PRO-RUSE Levicën,kurse vetëm një dit më pas pikërisht partija e tijë ka bërë koalicion me partin PRO-RUSE të Apasievit./infomagazin

Related Articles

Back to top button
Close
Close