MaqedoniTopLajm

Bullgarët në Kushtetutë, pastaj çështjet tjera! Bullgarët e Maqedonisë takohen me Borisovin dhe Radevin

Për ta fituar mbështetjen bullgare në rrugën eurointegruese, Maqedonia e Veriut patjetër duhet që në Kushtetutë t’i shkruajë bullgarët si pakicë kombëtare, tha ish-kryeministri bullgar dhe lideri i GERB-it, Bojko Borisov, në një takim me përfaqësues të organizatave bullgare në Maqedoni.

-Që të shkojmë përpara, duhen hapa konkretë, me një zgjidhje në Kuvend, të bëhen ndryshime dhe bullgarët, njëjtë si serbët, boshnjakët dhe të tjerët në Kushtetutë, e pastaj vazhdojmë të flasim për tema të rëndësishme. Kjo është e detyrueshme, unë as nuk e di se çfarë diskutojmë për këtë. Dhe këtë nëse nuk e kuptojnë edhe Mickoski edhe Zaevi…
-Edhe Mickoski edhe Zaevi kur vijnë tek ne flasin shumë sinqerisht, premtojnë gjithçka, por kur kthehen në shtëpi, në Maqedoni…
-E nëse është kështu, çfarë arrijnë me këtë? Edhe ne thamë “jo” pa këtë kusht!

Pas takimit, Borisov në Facebook shkroi se “Maqedonia e Veriut nuk ka mik më të ngushtë se Bullgaria” dhe se për të është e rëndësishme integrimi në Bashkimin Evropian. Shton po ashtu se përfaqësuesit e pakicës bullgare në Maqedoninë ankohen se ndihen si të padukshëm për shkak se presidenti dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut i trajtojnë ata sikur të mos ekzistojnë. Këta përfaqësues të organizatave takim dje kanë pasur edhe me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, i cili është në garë për një mandat të dytë për kryetar të shtetit.

“Ne bëjmë çdo gjë që është e mundur, që shteti më mik, më i afërt, Maqedonia e Veriut një orë e më parë të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, por kjo nuk mund të bëhet në llogari, as të trashëgimisë kulturore bullgare e aq më pak të interesave tuaj, që janë edhe tonat”, tha Radev.

Përndryshe, kohë më parë kur është hapur çështja e futjes ose jo të bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, Kryeministri Zoran Zaev por edhe Ministri i Jashtëm Bujar Osmani janë shprehur se nuk ka asnjë problem që kjo të ndodh.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close