LajmeMaqedoniTopLajm

Aktakuzë kundër Bonevës, 100 mijë euro për rrugë dhe llogari fiskale të rrejshme

Prokuroria Themelore e Shkupit ka informuar sot se është ngritur aktakuzë për ish deputeten Sillvana Boneva për rastin të cilin e ka hapur Prokuroria Speciale për shpenzimet rrugore.
E akuzuara në periudhën prej 01.01.2011 deri më 16.12.2015 si person zyrtar, deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ka dorëzuar llogari fiskale të rrejshme nga pikat pagesore. Ajo ka sajuar 904 udhëtime për prezencë në seancat në periudhën e caktuar, duke e vënë kështu në konfuzion personi e autorizuar të Kuvendit të bëj pagesën e paligjshme të mjeteve në vlerë prej 6.458.551 denarë.
Sipas Prokurorisë, përcjell SHENJA, e akuzuara ka pasur ku të qëndroj në Shkup dhe nuk ka udhëtuar për të qenë prezent në çdo seancë të Kuvendit në relacionin Sturmicë- Shkup dhe anasjelltas, ndërsa llogarit të rrejshme fiskale i ka siguruar nga persona tjerë që kanë udhëtuar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close