LajmeMaqedoni

Carovska me përfaqësuesit e studentëve: Të rinjtë partner i rëndësishëm në krijimin e politikave të rëndësishme

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska sot pati takim me përfaqësuesit e kuvendeve studentore universitare në të cilën u bisedua për të gjitha çështjet lidhur me të rinjtë dhe arsimin e tyre cilësor por edhe për përforcimin e bashkëpunimit midis MASH dhe Kuvendit studentor dhe në përgjithësi me të gjithë të rinjtë në shtet.

“Ministrja Carovska theksoi se studentët dhe të rinjtë do të jenë ndër partnerët kryesorë të ministrisë në krijimin e politikave të suksesshme me të cilat do të krijojmë arsim cilësor dhe bashkëkohor, por edhe do të punojmë në përmirësimin e jetës së të rinjve dhe standardin e tyre”, informoi MASH.

Përfaqësuesit e kuvendeve, siç thuhet në kumtesë, theksuan se bashkëpunimi është i mirëseardhur dhe presin përfshirjen aktive të të rinjve në krijimin e të gjitha politikave të rëndësishme rinore në shtet, veçanërisht të atyre të cilët kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të jetesës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close