
Kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha do të vizitojnë sot fshatin Tenovë, Komuna e Bërvenicës.
Sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, janë parashikuar deklarata me rastin e aksionit për pyllëzimin e zonave të djegura në zonën e fshatit Tenovë.
Do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Ndërmarrjes Publike “Pyjet Kombëtare”.



