KronikLajmeMaqedoni

Aksident në rrugën Kërçovë-Gostivar, humb jetën një person

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se sot në mesditë ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Kërçovë-Gostivarë, gjegjësisht në Strazhë, me çratsë një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë të lënduar.

“Sot (14-shkurt) rreth orës 12.00 në SPB- Tetovë është raportuar se në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, në Strazhë, me çrrastë vetura “Volkswagen Sharan” me targa të Ohrit e drejtuar nga 49-vjeçari B.N. nga Ohri ka aksidentuar veturën e parkuar “Renault” me targa të Shkupit, në pronësi të NP “Rrugët e Maqedonisë”, në aksident shoferi ka ndërruar jetë në vend, ndërsa janë lënduar tre persona shtetas të huaj nga Anglia dhe Surinami (Amerika e Jugut) të cilët janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për ndihmë mjekësore.

Në vendin e aksidentit prokurori publik dhe ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme – Gostivar janë duke kryer hetime?”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close