BotaLajme

Irak: 10 deri 15 vite burg për personat që martohen brenda të njëjtit seks

Parlamenti i Irakut ka miratuar një projektligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtit seks me burgim nga 10 deri në 15 vjet. Personat transgjinorë gjithashtu mund të dërgohen në burg nga një deri në tre vjet sipas ligjit të ri.

Ligji, i cili u miratua nga parlamenti i Irakut të shtunën, synon “të mbrojë shoqërinë irakiane nga shthurja morale dhe thirrjet për homoseksualizëm që kanë pushtuar botën”. Mbështetësit e ndryshimeve thonë se ato do të ndihmojnë në ruajtjen e vlerave fetare në vend.

Ata që promovojnë homoseksualitetin ose prostitucionin, mjekët që kryejnë operacione të ndryshimit të gjinisë, burrat që sillen “qëllimisht” si gra gjithashtu do të përballen me dënime me burg sipas legjislacionit të ri.

Një draft i mëparshëm i projekt-ligjit kundër prostitucionit që u miratua në fund të viteve 1980 kishte propozuar dënimin me vdekje për marrëdhëniet e të njëjtit seks. Megjithatë, kjo u ndryshua pasi u përball me kundërshtimin e SHBA-së dhe vendeve të tjera perëndimore.

Deputeti Amir al-Maamouri tha se ligji i ri ishte “një hap i rëndësishëm në luftimin e devijimit seksual duke pasur parasysh infiltrimin e rasteve unike që kundërshtojnë vlerat islame dhe shoqërore”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close