LajmeMaqedoniTopLajm

Faton Ahmeti së bashku me shtabin dhe kandidatët vizitojnë forumet e gruas së “Frontit Europian” në qendër të Tetovës

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, njëherit kryetar i degës së BDI-së në Tetovë, Faton Ahmeti së bashku me shefin e shtabit komunal Xhemail Jusufi dhe kandidatin për deputet Valon Asani kanë vizituar aktivitetet e forumeve të gruas së “Frontit Europian” në qendër të Tetovës, ku theksoi se mirëpritemi çdo ditë e më shumë nga secila kategori e qytetarëve, dhe të gjithë po na japin motiv dhe energji për të vazhduar edhe më fuqishëm drejt realizimit të aspiratave tona shekullore, siç është integrimi në familjen e madhe të Bashkimit Europian, shkruan Top24

“Sot vizitova Forumin e Gruas së “Frontit Europian” në qendër të Tetovës, ku kishin aktivitete të ndryshme të shpërndarjes së materialeve promovuese zgjedhore.
Po mirëpritemi çdo ditë e më shumë nga secila kategori e qytetarëve, dhe të gjithë po na japin motiv dhe energji për të vazhduar edhe më fuqishëm drejt realizimit të aspiratave tona shekullore, siç është integrimi në familjen e madhe të Bashkimit Europian.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close