LajmeMaqedoniTopLajm

Shpallen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitrovski nënshkroi vendimin për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve parlamentare.

Sipas tij, raundi i parë i zgjedhjeve të shtata presidenciale do të mbahet më 24 prill 2024.

Ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet në ditën e njejtë të zgjedhjeve parlamentare gjegjësisht më 8 maj.

Afatet për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore nisin të rrjedhin nga dita e shpalljes së vendimit për zgjedjet në Gazetën zyrtare.

“Besoj se për periudhën paraprake parazgjedhore të gjitha institucionet përgjegjëse dhe palët e involvuara do të japin kontributin e tyre zgjedhje të lira dhe demokratike siç e meriton një vend demokratik anëtar i NATOs dhe që synon rrugën si një vend anëtar i plotë i BE-së”, deklaroi Mitrevski.

Sipas tij, vendi ka treguar se ka kapacitet për të organizuar zgjedhje të lira në përputhje me vlerat dhe parimet evropiane.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close