LajmeRajon

Ajola Xoxa mbërrin në Tiranë për të reskpetuar masën e sigurisë “arr’est shtëpie”, shoqërohet nga agjentët e BKH-së

Ajola Xoxa ka mbëritur në Tiranë mbrëmjen e sotme për të respektuar vendimin e GJKKO, e cila me urdhër të SPAK vendosi ndaj saj masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Bashkëshortja e kryebashkiakut ndodhej në Romë për të kryer disa vizita mjekësore, bëri më herët me dije gazetari i Vizon Plus, Esido Barkaj.

Ky është momenti kur Xoxa futet në makinën e Policisë së Tiranës dhe shoqërohet nga agjentë të BKH, të cilët do të ekzekutojnë edhe masën arrest shtëpie të vendosur ndaj saj.

SPAK e akuzon Xoxën për 3 vepra penale, korrupsion, pastrim parash dhe fshehja pasurie.

Related Articles

Back to top button
Close
Close