LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti takon Lajçakun; Normalizimi i raporteve dhe kthimi i dialogut i domosdoshëm

Në forumin e Prespës që po mbahet në Strugë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka vazhduar takimet e tij duke u takuar me të dërguarin e Bashkimit Europian në dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajçak të cilit i ka shprehur nevojën imediate të normalizimit të marrëdhënieve dhe rikthimit të dialogut mes të dyja palëve, shkruan Top24

“Diskutuam mbi situatën e tensionuar në raportet mes Kosovës dhe Serbisë duke shprehur nevojën imediate të normalizimit të marrëdhënieve dhe rikthimit të dialogut mes të dyja palëve.” tha Ahmeti.

Ahmeti më tej përgëzoi z.Lajçak për rolin e deritanishëm në vendosjen e urave të komunikimit mes të dyja vendeve dhe e inkurajova të vazhdojë me punën e sinqertë deri në zgjidhjen përfundimtare të kontestit përmes njohjes së ndërsjelltë.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid033ozuouQpLGrnFizjsoxuAAit3Ff7ZhdJieU7QFcAJheczfkQjomPcheyrtbiMbeyl&id=100044523937585&mibextid=Nif5oz

Related Articles

Back to top button
Close
Close