
I pyetur se cilat vijat e kuqe apo thënë ndryshe cilët do të ishin së paku tre kushtet e BDI-së ndaj partive maqedonase cila do qoftë ajo si LSDM ashtu edhe VMRO-DPMNE, sekretari i përgjithshëm i BDI-së Faton Ahmeti u përgjigj:
“BDI gjatë gjithë kohës ka qenë kozistent ndaj interesit të shqiptarëve dhe interesi i shtetit gjithmonë ka qenë mbi interesin partiak. Kryetari Ahmeti nuk ka menduar kurë për kahjen e shtetit por ka qenë imperativ në çdo situatë. BDI ka tre pika që nuk lejon të nëpëkëmben e as të mohohen dhe ato janë Marrëveshja e Ohrit, marrëveshja me Greqinë dhe së fundmi marrëveshja me Bullgarinë sa i përket ndryshimeve kushtetues e cila në realitet është edhe pengesa e fundit drejt aderimit në bashkimin Evropian, shkruan Top24



