
Pas përplasjeve të javëve të fundit mes dy grupacioneve rivale brenda BDI-së, sidomos pas paraqitjeve të fundit mediale të eksponentëve të të ashtuquajturit grupi i zjarrit, duket se brenda këtij subjekti politik janë ulur gjakrat.
Duke ju referuar burimeve të besueshme brenda këtij subjekti , sidomos pas takimit të fundit që kryetari Ahmeti zhvilloi me dy figurat më të zëshme tė grupit të zjarrit, Musa Xhaferin dhe Blerim Bexhetin, duket se Ahmeti më në fund i nënshtrua presionit dhe kritikave që mori jo vetëm nga anëtarësia e BDI-së, por edhe nga përfaqësues diplomatik në vend për të mos lejuar reinkarnimin e figurave të konsumuara politike, mbi të cilët rëndojnë afera të shumta korruptive dhe amorale.
Kritikat ndaj Ahmetit ishin të shumta, sidomos pas daljeve publike të Ish zv kryeministrit Xhaferi si dhe ish kryetarit të komunës së Gostivarit Nevzat Bejta të cilën nuk kursyen akuzat, duke vjelur vrerë, jo vetëm ndaj dy figurave kryesore të ekzekutivit nga rradhët e BDI-së po ndaj gjithë partisë.
Me këtë rast mësohet se Ahmeti ka qenë i prerë dhe ua ka bë me dije se paraqitje të ngjashme publike të këtyre eksponentëve në media nuk do të tolerohen dhe se ekipi i zgjedhur i Ahmetit në ekzekutiv, ka mbështetjen e tij të plotë , deri në përfundim të mandatit, gjegjësisht deri në vitin 2024.
Çdo veprim apo sjellje ndryshe, që dëmton imazhin e BDI-së,nga ajo që Ahmeti u ka përcjell këtyre eksponentëve, thuhet se do të ketë ndëshkime të ashpra për të gjithë që nuk janë në vijë me Ali Ahmetin.



