LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti i ftuar për nderë të 14 korrikut në ambasadën e Francës në Shkup

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti  i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, Arbër Ademi, Bujar Osmani, Faton Ahmeti dhe Dijana Toska, me ftesë të ambasadës së Francës në Shkup sonte ishte mysafir për nderë të 14 Korrikut me rastin e festës kombëtare të këtij shteti.Ahmeti shkruan se “Kjo ishte një mundësi e mirë për të ritheksuar rëndësinë e miqësisë dhe partneritetit me Francën, një shtet mik dhe një nga shtyllat kryesore të Bashkimit Evropian, që vazhdimisht ka mbështetur paqen, stabilitetin, demokracinë dhe perspektivën evropiane të vendit tonë”, shkruan Top24

Me kënaqësi mora pjesë në pritjen solemne të organizuar nga Ambasada e Republikës së Francës në Shkup, me rastin e Festës Kombëtare të Francës, 14 Korrikut.
Kjo ishte një mundësi e mirë për të ritheksuar rëndësinë e miqësisë dhe partneritetit me Francën, një shtet mik dhe një nga shtyllat kryesore të Bashkimit Evropian, që vazhdimisht ka mbështetur paqen, stabilitetin, demokracinë dhe perspektivën evropiane të vendit tonë.
Në këtë ditë të veçantë, shpreha urimet e mia më të sinqerta popullit francez dhe ambasadorit Christophe Le Rigoleur, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona do të vazhdojë të forcohet në frymën e vlerave të përbashkëta evropiane, lirisë, solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close