LajmeMaqedoniTopLajm

Agjencia e Filmit ,pa asnjë shqiptar!

Në ndërkohë që po rritet vazhdimisht përfaqësimi i shqiptarëve nëpër të gjitha institucionet relevante, ka një të tillë ku ky numër është i papërfillshëm .Në vijë të kësaj Agjencia për Film e Maqedonisë së Veriut mbetet i vetmi institucion i rëndësishëm që nuk ka asnjë shqiptar ndërsa këta të fundit ankohen njëkohësisht se projektet e tyre nuk përfillen informon TetovaSot.
E vetmja që mund të kalojë është një dokumentar por jo edhe një film i metrazhit të gjatë artistik.Pasojat e kësaj ndërlidhen me faktin se aty nuk ka asnjë shqiptarë duke u mundësuar palës tjetër një kontrollë të plotë në këtë drejtim.

Ndryshe edhe në raportin e Avokatit të Popullit, figuron pikërisht edhe ky institucion ku vërrehet një diskriminim total. Në Agjencinë e filmit nga 11 të punësuar , 10 janë maqedonas dhe një i etnitetit vlleh. Kjo e fundit pra Agjencia disa herë është arsyetuar me faktin se kanë bërë tentime por nuk ka pasur interes nga qytetarët shqiptar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close