LajmeMaqedoniTopLajm

Ademi reagon pas postimit të von der Leyen: BE foli qartë, Maqedonia në vend që të shkojë drejt Brukselit, po zhytet në boshtin Beograd–Moskë

Arbër Ademi nga BDI ka reaguar pas postimit të Ursulla von der Leyen se BE e mbështet anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, por duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese.

Sipas Ademi, kjo deklaratë është dëshmi se topi qëndron në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

“Bashkimi Evropian foli shumë qartë! 🇪🇺

Topi është në fushën e qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Por kjo qeveri, në vend që ta çojë vendin drejt Brukselit, po e zhyt në boshtin Beograd–Moskë.
Izolimi i vendit është produkt i albanofobisë dhe i politikave antievropiane që po mbjellin ndasi në vend të integrimit.”, tha Ademi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close