LajmeMaqedoniTopLajm

Abdush Demiri takon kryetarin e Tearcës Isen Asanin, kjo komunë së shpejti me qendër punësimi

Drejtoi i Agjensisë së Punësimit, Abdush Demiri sot ka vizituar komunën e Tearcës ku ka takuar kryetarin e kësaj komune Isen Asani. Demiri dhe Asani biseduan rreth mundësisë që kjo drejtori të hap përfaqësinë e saj rajonale në këtë komunë me qëllim që qytetarët e Tearcës ti kenë më afër shërbimet.
“Në mënyrë që shërbimet e Agjencisë së Punësimit të jenë sa më pranë punëdhënësve e punëkërkuesve, sot, qëndrova për vizitë në Komunën e Tearcës ku u mirëprita nga kreu i kësaj komune z. Isen Asani. Me z. Asanin patëm një bisedë konstruktive duke shqyrtuar mundësinë e hapjes së një Qendre të Punësimit në këtë komunë me të vetmin qëllim që shërbimet e Agjencisë së Punësimit t’i ofrojmë sa më afër qytetarëve të kësaj komune. Kreu i komunës shprehi gatishmëri që të ndihmojë në drejtim të sigurimit të hapësirës për Agjencinë e Punësimit me çka banorët e Tearcës do ta kenë më të lehtë të marin shërbimet që ofron APRMV- ja.
Në fund të takimit, u dakorduam që të intesifikojmë angazhimin e përbashkët për ta bërë funksionale këtë qendër dhe të jetë në shërbim të qytetarëve sa më shpejtë të jetë e mundur.” ka shkruar drejtori Demiri, përcjellë TOP24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close