OpinionTopLajm

Abdulla Mehmeti / HALL ME JETUAR E DERT ME VDEKUR!

Pse shqiptarët kanë prirje t’i festojnë apo zgjedhin ditëvdekjet dhe humbjet për nisma të reja?

Lajmi nga mediet:

“Lëvizja Vetëvendosje do të hapë zyrë në Maqedoninë e Veriut” (Portalb, 13 gusht 2020)

Njoftimi zyrtar:

“Sot, më 13 gusht, kur shënojmë 108 vjetorin e Hasan Prishtinës në Shkup dhe 19 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! (LVV), Albin Kurti, së bashku me anëtarin e kryesisë dhe ish-ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, bashkëbiseduan në platformën Zoom me delegatë të Këshillit të Përgjithshëm të LVV nga Maqedoninë e Veriut, thuhet në njoftimin në Fejsbuk.”

Dita e vrasjes së Hasan Prishtinës:

“Më 13 gusht të vitit 1933, Hasan Prishtina ndodhej në Selanik i shoqëruar nga Ibrahim Çela, të cilin e konsideronte mik. Çela në orën 2 pasdite më datë 13 gusht 1933, në rrugën Çimisqi, pas një bisede të vrazhdë kishte nxjerrë rrufeshëm revolverin e markës “SMITH” dhe kishte goditur me 4 plumba trupin e Hasan Prishtinës.”

Dita e nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, me të cilën shqiptarëve u rikonfirmohet statusi i pakicës (sipas Kushtetutës së vitit 1991, të cilësuar si gjenerator i krizës) dhe gjuha shqipe si gjuhë që e flasin 20% e qytetarëve. Versioni origjinal i dokumentit me nënshkrime të Marrëveshjes rezulton i humbur:

“Më 13 gusht të vitit 2001, në Shkup, edhe zyrtarisht u nënshkrua Marrëveshja kornizë e Ohrit për zgjidhjen e situatës politike dhe të sigurisë në Maqedoni, pas konfliktit të armatosur të vitit 2001, të cilën në gjuhën angleze e nënshkruan: kryetari i Republikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski, lideri i VMRO-DPMNE-së dhe kryeministër Lubço Georgievski, lideri i LSDM-së Branko Cërvenkovski, i PPD-së Imer Imeri dhe i PDSH-së Arbën Xhaferi. Në dokument, nënshkrimet si dëshmitarë zyrtarë i vunë edhe lehtësuesit ndërkombëtarë në dialog – Fransoa Leotar (BE) dhe Xhejms Perdju (SHBA).”

(14 gusht 2020)

Related Articles

Back to top button
Close
Close